Kreu i PD Sali Berisha në një komunikim për mediat ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se për te vjedhur shqiptarët dhe për të pasuruar xhepat e tij është I gatshëm të mashtrojë. I ndalur tek afera e inceneratorëve, Berisha tha se filmimet me dron e nxorën zbuluar se inceneratorët nuk kryejnë asnjë funksion.

Ndër të tjera kreu i PD shtoi se SPAK nuk po kryen asnjë funksion dhe se sipas tij drejtësia është e kapur nga kryeministri Edi Rama, duke shtuar se sipas tij ka ardhur koha që konferencat të mbahen përballë Kryeministrisë.

“SKAP i partisë është pozicionuar nga plehrat e sipërmarrjes Rama-Veliaj dhe nuk ka gjë më flagrante se kjo. Janë bërë 51 mln euro pagesa nga qytetarët e Tiranës për kontot offshorë të Veliajt dhe Ramës për plehra sikur digjen, në një kohë kur ato jo që nuk digjen por as edhe nuk seleksionohen siç u betua dhe rrahu gjoksin Edi Rama para parlamentit shqiptar. Të gjithë këto bëjnë të paditurin dhe nuk ndodh asgjë. Nuk ka akt më të turpshëm dhe flagrant se qëndrimi I drejtësisë ndaj kësaj afere.

Akuzën e parë për ministrin Koka e ka për korrupsion por nuk ka asnjë hetim. SKAPI e ka të ndaluar të hetojë ia ndalon partia. SKAPI përveçse, se këta janë ish-të gjithë. Lefter Koka është ish-ministër. Shqiptarët duhet të marrin në dorë fatin e tyre, drejtësia nuk ekziston, afera e djegësve është afera më demonstrative e shtetit mafioz, e një shteti që nga kreu I ekzekutivit tek OPGJ e me radhë, ministri e kryetari I bashkisë janë mafie.

Veliaj që kalon çdo ditë para kamerave ushtron presion mbi mediat për të censuruar është një hajdut. Ka rritur taksën e plehrave për qytetarin e thjeshtë. Ka ardhur koha që këto konferenca ti bëjmë në Kryeministri, të paktën të personalizohen, gjithçka siç është personale në këtë afere. Ju I patë dronët që ia nxorën petët lakrorit dhe treguan se Rama për xhepat e tij është I gatshëm të mashtrojë. Ai harron se atje në Davos qëndron mbi plehun dhe mafian e plehut”, tha ai.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakPËRMBYTJET NË KOSOVË, SHEMBJE TË DHEUT, RRUGË TË BLLOKUARA DHE MBI 80 FAMILJE TË EVAKUUARA
Artikulli tjetërMBI 1000 HA TOKË NËN UJË, RRUGËT TË BLLOKUARA NGA BORA