Ish-kryeministri Sali Berisha, deklaroi nga Vau i Dejës se Edi Rama, me një urrejtje ndaj demokracisë, mori peng Lulzim Bashën me afera korruptive ndërsa theksoi se në tokën ku sot ndodhet selia e PD, është parashikuar të shndërrohet në një vend me katër kulla, ku do të marrë pjesë dhe Lulzim Basha.

Sakaq, Berisha theksoi se Basha është i përfshirë në aferën korruptive të Portit të Durrësit.

“Edi Rama arriti ta marrë peng me afera korruptive Lulzim Bashën. 800 mijë metra katror në Portin e Durrësit. Afera e shekullit, ja dhanë gjoja një arabi i cili në një aspekt është biznesmen i madh shumë, por në aspektin tjetër, po kaq i madh si mashtrues. Ai ka marrë buzën e Savës në Beograd, për të investuar 4 miliardë euro, por deri tani pas 10 vitesh ka investuar 24 mln euro. Portin e Durrësit e ka marrë Edi Rama dhe Lulzim Brava. E rezulton se përfaqësues i Emar në Shqipëri, është menaxheri i kompanisë së i Lulzim Bravës. Ju e patë se çfarë bëri me selitë. Se në ç’mënyrë armiqësore u soll ai me demokratët që e kanë ndjekur 8 vite. Selia e PD është parashikuar të shndërrohet në kullat e parkut të katër hajdutëve. Do ndërtohen katër kulla, gjejeni se sa ka marrë për vete Lulzim Brava.”-tha Berisha.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakBERISHA NË VAUN E DEJËS: BASHA I DEGRADUAR, MASHTROI QYTETARËT PARA KAMERAVE! PRIMARET RIKTHEJNË TEK ANËTARËSIA VOTËN E LIRË
Artikulli tjetërCOVID-19/ MINISTRIA E SHËNDETËSISË: 939 QYTETARË TË INFEKTUAR, 5 HUMBJE JETE NË 24 ORËT E FUNDIT