Kreu i PD Sali Berisha në një konferencë për mediat, u shpreh se qeveria e krimit mund të largohet vetëm me protesta.

Berisha theksoi se shoqërisë shqiptare i duhen njerëz që i përkushtohen vendit. Kreu i PD nuk i ka ndalur akuzat ndaj Belinda Ballukut dhe kryeministrit Rama duke thënë se janë vjedhur paratë e shqiptarëve.

Kanë abuzuar miliona dhe miliarda, para të taksapaguesve. Është vetë direkt i implikuar . Dy dosjet e lubisë, qoftë tuneli, qoftë unaza, Rama del aq sa lubia me mesazhet. Kurse AKSHI, AKSHI i kunatës dhe ishte më unikja në Europë dhe botë, merresh peng sepse merr pjesë në tendera, për t’i hapur rrugën kunatit. Merresh peng dhe nuk hetohesh. Gerond Meçe, duhet t’ja u di për nder autoriteteve gjermane për kontributin e tyre, sepse ai as që do hetohej. Ky njeri që nuk do të heqë imunitetet dhe bllokon drejtësinë për vjedhjet që ka bërë, nuk lejonte hetimin. Por fatkeqësisht zbërtheu se koordinatori e kishte marrë peng. Nuk ka dëshmi më tronditëse se këto për një qeveri. Nuk ka akuzë më të rëndë ndaj nesh në rast se ne nuk i rrëzojmë këta. Ne jemi para sfidës, kërkohet sakrificë, të zëmë bulevardin, deri sa ky të qërohet dhe të shkojë para gjykatës për vjedhjet që ka bërë. Opozita ecën e sigurt drejt pushtetit”, tha ai.

Gjithashtu Berisha tha se është koha për veprimtari shumëplanëshe.

Artikulli paraprakZGJEDHJET NË KOSOVË, BEGAJ MESAZH URIMI PËR KURTIN
Artikulli tjetërKURTI FITON ZGJEDHJET, SPIROPALI: FUSHATË DHE PROCES ME STANDARDE TË LARTA!