
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ne konferencen e sotme me gazetaret tha se Rama po planifikon që ti sigurojë azil politik Belinda Ballukut, nën akuzë nga SPAK për korrupsion. Ai tha se po ashtu Rama po mendon që të shpëtojë dhe kokën e vetë.
“Së pari ai është marrë me azilin e Lubi Ballukut, kjo është e vërteta. E vërteta tjetër është se dosjet e rënda të shqyrtuara tregojnë se Balluku dhe Rama janë bashkëdrejtues të një organizate të strukturuar kriminale.
Rama po mendon të largohet, po e ndjek dhe opozita është e gatshme dhe u bën thirrje vendeve me të cilat Shqipëria ka marrëveshje të refuzojnë kërkesat e çdo politikani, por sidomos Ramës dhe ministrave të tij”, deklaroi Berisha.






