
OSBE/ODIHR ka publikuar raportin përfundimtar për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 në Shqipëri, duke evidentuar një sërë problematikash që lidhen me përdorimin e burimeve shtetërore dhe mungesën e garës së barabartë midis partive. Sipas raportit, kandidatët, në shumicën e rasteve, ishin në gjendje ta zhvillonin fushatën lirisht, por mundësitë e garimit nuk ishin të barabarta. Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha reagoi menjëherë pas publikimit të raportit, duke e cilësuar atë si provën përfundimtare të farsës elektorale të 11 majit.






