Sali Berisha nuk e pranon vendimin e Lulzim Bashës për ta përjashtur nga Grupi Parlamentar i PD.

“Në Kuvendi më i motivuar se kurrë në jetën time për të mbrojtur interesin publik të qytetarëve shqiptarë, interesin kombëtar të kombit shqiptar, për të dënuar të gjitha aferat e këtij regjimit të kakistokracisë, regjim i cili ka zgjedhur shpifjet, trillimin, kurthet, pazaret për eliminimin e opozitarizmit shqiptar.

Së çfarë date është pakti do t’ia lë historianëve, ajo që ndodhi është strikt një marrëveshje Rama Basha në kurriz të zgjedhësve shqiptarë

Jam i bindur se demokratët shqiptarë do të vendosin PD në piedestalin që i takon. do të marrë çdo nismë ligjore, statusore brenda PD, për ta kthyer aty ku i takon.

Unë jam kryetar i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike. Vendimi është ‘un en voi’. Në çdo kohë mund të hyjë në Seli dhe të jeni të sigurt ju që do të jetë shumë e afërt dita kur PD do të rifitojnë forcën”, tha Berisha.