Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi një bashkëbisedim me studentët e mjekësisë. Në fjalën e tij, Berisha tha se Shëndetësia mori goditjen më të rëndë në 4 vitet e fundit, duke thënë se eksodi i mjekëve u bë masiv.

“Sot ne kemi mjekë 4 herë më pak se mesatarja e BE. Në vitin 2013 ne kishim një mjek për 600 banorë, sot kemi një mjek për 1100 banorë. BE ka një mjek për 300-350 banorë.

Këtu jemi ne. Por po të ndalemi në aspekte të tjera, spitali i Kukësit, i ndërtuar me paratë e taksapaguesve, spitali i ri 3 milionë euro, pa mjek. Për t’u operuar për apandesit ka një mjek humanist që ka lënë numrin e tij, një kirurg që vjen dhe operon në spitalin e Kukësit përkundrejt një pagese sigurisht.

Kurse, spitalet e tjera janë me mungesa të jashtëzakonshme specialistësh. Gjithçka më rikujton vitet ’60, kur atëherë filluan në rrethe të shfaqen pediatrit e parë se nuk kishte pediatër. Shëndetësia mori goditjet më të rënda 4 vitet e fundit. Eksodi i mjekëve u bë masiv”, tha Berisha.

Artikulli paraprakZJARRET NË LEZHË, MBLIDHEN EMERGJENCAT
Artikulli tjetërRAMA ME BIZNESET NË VELIPOJË: KJO ËSHTË NDËR ZONAT MË TË BUKURA! MERITON ZHVILLIM TË TURIZMIT ME STANDARDET MË TË LARTA TË EUROPËS