Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vijuar sot turin elektoral për zgjedhjet parlamentare të 11 majit në qarkun e Vlorës. Zbritja e radhës ka qenë qyteti i Sarandës dhe rrethinat, teksa koalicioni i ADSHM-së prezantoi kandidatët dhe programin elektoral.Nder fjalimet hapëse ishte edhe ai i Ina Zhupës, si kandidate dhe përfaqësuese politike e këtij rrethi.

Sali Berisha e nisi fjalën e tij duke vënë theksin te gjendja e rrënuar e vendin dhe ajo ekonomike, duke e paralelizuar si një “diktaturë e dytë”.

“Të rinjtë po marrin rrugët e botës, pensionistët nuk mbijetojnë dot, familjet nuk blejnë dot ushqimet dhe të sëmurët nuk sigurojnë dot ilaçet. Kush kënaqet me një pension qesharak si ky? Çmimet janë dyfishuar, sidomos ushqimet bazë.

Berisha u tha mbështetësve se në qeverisjen e PD-së rrogat dhe pensionet ishin më të lartat në rajon, kurse nën qeverisjen socialiste janë më të ulëtat dhe premtoi se do i rikthente përsëri ndër më të lartat në rajon.

“Ftojmë qytetarët e mençur të Sarandës dhe Shqipërisë të mos e gjykojnë si një projekt politik dhe elektoral, por si shërbim ndaj tyre. Pati 8 mld euro buxhet Rama vjet dhe la mbi 700 mijë pensionistë vetëm me 16 mln euro. Tani na thotë se po ta çosh pensionin 200 euro është humnerë. Ça humnere është kjo? Ça e gjeti Malin e Zi që i dyfishoi, po Kosova që i rriti 20%, mori 100 mln euro nga buxheti, që ka gjysmën e buxhetit tonë, i vendosi për pensionistët. Po ne çfarë na gjeti më 2005-2013 që dyfishuam pensionet, ça humnere na gjeti? Ndaj mbështeteni këtë projekt. Asnjë gjë nuk i ndodh shqiptarëve, përveç vjedhjeve që u ka bërë kjo qeveri. Rrogat janë dy herë më të vogla se në Rumani. Në kohën tonë Rumania kishte rroga më të vogla se shqiptarët, kurse sot e ka mbi 3 mijë lev, mbi pesëfishin e Shqipërisë. Ndaj ne do e bëjmë rrogën minimale të paktën 500 euro. Pensionistët marrin të njëjtin pension si në 2013. Pensionistët mezi marrin ilaçet, ua kanë hequr nga lista. Unë garantoj se ilaçet e rimbursueshme në Shqipëri do jenë ata të listës së Italisë, do jenë njëlloj si në Itali. Në shëndet dhe sëmundje do bëjmë gjithçka, nuk do kursejmë”, tha ai mes të tjerash për programin elektoral të ADSHM.

Artikulli paraprakPRESIDENTI I IPESHKVINJVE TË SHQIPËRISË DOM GJERGJ META: PAPA FRANÇESKU E MBAROI UDHËN E SHKURTËR DHE TASHMË KA NISUR UDHËN E GJATË TË JETËS SË AMSHUAR
Artikulli tjetërRAMA: NEGOCIATAT ZHVILLOHEN NË BRUKSEL, VENDIMET MERREN NË TIRANË