
Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj.
Në një dalje për mediat, Berisha theksoi se edhe skllevërit do të ofendoheshin nga sjellja e këtyre që i shërbejnë Ramës.
“Veliajt po i kërkojnë të mos shkojë në Gjykatë Kushtetuese që të mos dalë nga burgu. Ky është misioni i Gjushit që është një urith. Cili është varianti? Varianti është anti kushtetues. Nuk e shkarkova unë, noterizova thotë. Kurrë fuqia ekzekutive nuk është noterizuese. Është fuqi e ekzekutivit. Si hipokrit, mos përdor epitete të tjera, kërkon të thotë se unë noterizoj vendimin e këshilltarëve, në mënyrë që erren mendje që Veliaj të mos shkojë në GJK a e kuptoni ju këtë, a ja thoni mediave këtë. Ka përhapur fjalën se vetëm po noterizoj, kur gjen këshilltar të çdo lloj ngjyre që thonë çdo gjë si thotë ai. I patë këshilltarët e bashkisë, nuk kishte e kame dëgjuar këto ditë t’i quajnë skllevër, jo more e fyen skllavin t krahasosh këshilltarin bashkiak të PS me skllavin. Nuk kishte shpërfytyrim njerëzor më të madh. Skllavi është me status. Këta shpërbëjnë veten e tyre dhe mbajnë ato fjalë që turpërojnë çdo qenie njerëzore. Tani Edi Rama mendon se meqë Gjushi nuk pati efektin e duhur. Noterizova thotë, pra ai e shkarkoi dhe do tani ta çojë te harami, atë e ka peng kanë rrëmbye së bashku pronat e shtetit shqiptar dhe shpallin zgjedhjet dhe ai të mos shkojë dot në Kushtetuese. Këta shpërfytyrohen. Atë e ka peng ai. Kanë rrëmbyer sëbashku pronat e shtetit shqiptar. Shpalli zgjedhjet që ai mos të shkojë në gjykatën Kushtetuese. Çfarë do të thotë kjo? Shkelmim i parimeve të shtetit. Për mua s’ka asgjë të re, është narkoshteti.”, tha ai.






