Kreu i PD-së, Sali Berisha ka dalë në një konferencë për shtyp ditën e sotme ku është shprehur se me 6 qershor është vendosur monizmi në vendin tonë.

Sipas tij, zgjedhja e presidentit vetëm me votat e mazhorancës bëri që të gjitha pushtetet të jenë në duart e një njeriu të vetëm, Edi Ramës.

Ai shtoi se sit si kurrë më parë në 31 vite, vendi është një shtet monist dhe se çdo pushtet, ministri apo institucion është i kapur.

Sali Berisha: PD deklaron se pas zgjedhjes më datë 6 qershor, Edi Rama vendosi nën pushtetin e tij edhe institucionin e fundit që kishte mbetur jashtë kontrollit të tij, kështu sot për herë të parë, pas 31 viteve, të gjitha pushtetet pa përjashtim janë në duart e një njeriu të vetëm.

Në pushtetin ekzekutiv çdo ministër, drejtor apo drejtor drejtorie është përfaqësues i një force të vetme politike, asaj socialiste. Kontrolli i Lartë i Shtetit, Drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror, drejtori i Energjisë, Telekomunikacionit, janë të emëruar dhe të zgjedhur vetëm nga PS. Sot në këtë shtet monist, si kurrë më parë.

Artikulli paraprakBERISHA THIRRJE SHQIPTARËVE: NGRIHUNI NË MBROJTJE TË IDEALEVE!
Artikulli tjetërPRESIDENTI I ZGJEDHUR, BAJRAM BEGAJ TAKOHET ME METËN NË AMBIENTET E PALLATIT TË BRIGADAVE