Kreu i PD, Sali Berisha është paraqitur në SPAK për zbatimin e masës detyrim paraqitje për aferën “Partizani”. Berisha ka urdhëruar militantët që të dalin në mbështetje të tij.

Berisha: Erdha këtu pa përtesë, çdo dy javë sepse ardhja ime shërben si një dëshmi e përbotshme e keqpërdorimit politik të drejtësisë nga narkotrafikanti Edi Rama për të sulmuar kundërshtaret politik. Hetimi shterues 4-vjeçar, dhe vetingu 32-vjeçar familjar i Berishës ka provuar se ai dhe familjarët e tij nuk kanë përfituar kurrë asnjë favor dhe se kursimet e tyre janë në përputhje me ligjet e vendit, përbëjnë gjithsej 100 mijë euro dhe një apartament. Keqpërdorimi i SPAK është pjesë e strategjisë së Ramës për të goditur opozitën shqiptare. Çështja nisi me denoncimin politik pa asnjë fakt, të eksponentit politik të bandave të Elbasanit, Shkodrës dhe Fushë Krujës, Taulant Ballës dhe është mbajtur në këmbë për qëllime politike.

Sali Berisha u lirua në 27 nëntor 2024 pas qëndrimit për rreth 1 vit në arrest shtëpiak, në akuzën si i përfshirë në dosjen “Partizani”. Por Gjykata e Apelit të Posaçëm vendosi detyrim paraqitje dy herë në muaj për të.

Artikulli paraprakKLITI HOTI NDAN NE RRJETET SOCIALE URIMIN PER FESTEN E PASHKEVE
Artikulli tjetërYJET FLASIN PËR DASHURINË DHE SHËNDETIN, PARASHIKIMI I HOROSKOPIT PËR TË GJITHA SHENJAT