
Kreu i PD, Sali Berisha u paraqit këtë të hënë në SPAK, në orën 09:00, në zbatim të masës “detyrim paraqitjeje” dy herë në muaj për aferën “Partizani”. Po sot, në orën 11:30, pritet të zhvillohet edhe seanca paraprake në Gjykatën e Posaçme për kalimin ose jo të kësaj dosjeje pas zvarritjeve të shumta.
Berisha sulmoi Altin Dumanin duke i thënë se është shërbëtor i Edi Ramës.
“Para se të paraqes para shqiptarëve një provë tronditëse që zbulon fytyrën e shëmtuar kriminale të eksponentëve të kësaj drejtësie të Edi Ramës, unë dua të informoj se lashë këtë shënim në zyrat e Skapit të partisë. Amnisti elektorale është krim i shëmtuar antikushtetues i Altin Dumanit, shërbëtorit të Edi Ramës, i cili në fakt ndaj dhe kërkon që të shndërrojë kushtetutën në DumanKushtetutë. Kurrë”, tha Berisha.
Sali Berisha sulmoi edhe gjyqtaren Irena Gjoka.
“Gjoka është dënuar për falsifikim dhe është dënuar nga Kolegji Penal dhe jo Administrativ, është turpi i turpit të Ulsi Manjës, këtij ministri i cili në regjistrimet telefonike, rezulton se përveç 500 mijë eurove nga emigranti, i kërkon edhe çantë Louis Vuitton, po është e shkruar. Dhe emigranti i thotë për kë e don. I thotë e dua për tjetër kënd, por s’po hyj në intimitete. Kjo Irena me 5 mbiemra vesh togën e zezë të kryegjykatëses për të mbuluar dënimin e saj penal dhe falsifikimet e saj. Kjo është gjykata speciale e Tiranës”, tha Berisha.