Sali Berisha ka sulmuar Edi Ramën dhe Enkelejd Alibeaj, të cilët i akuzon se janë bashkëpunëtorë në krime që janë të fshehta. Në konferencën me gazetarët, Berisha kërkoi votën më 14 maj me pretendimin se do të sjellin ndryshimin e situatës dramatike që sipas tij po përjeton Shqipëria.

“Të bëjmë gjithçka për një ndryshim sa më të shpejtë të kësaj situate dramatike që përjeton Shqipëria sot, më dramatike se në tërë kohërat e saj, në raportin e braktisjes nga qytetarët e vet. Për shqiptarët, pasuritë e tyre përrallore janë shndërruar në një mallkim të vërtetë, sepse ato disponohen nga një organizatë kriminale që quhet qeveri, dhe klientela e saj.

Kurrë ndonjëherë një shpërndarje më e pabarabartë nuk ka ekzistuar për të mirat materiale dhe pasuritë publike. Por mbi 80 përqind kërkojnë të largohen se përballen me një varfëri të frikshme në rritje. Dhe me mashtrime gjithnjë e më të mëdha. Përballë kësaj situate, Edi Rama lëshon për qëllime elektorale, premtim-mashtrimin për rrogën mesatare 900 euro. Cinik, ndaj atyre që nuk kanë. I pamëshirë.

Premton vetëm e vetëm që t’i mashtrojë, siç i mashtroi me të gjitha premtimet e mëparshme. Pra, ky është aspekti kryesor që i detyron shqiptarët të mos e shohin të ardhmen e tyre në këtë vend.

Pasiguria e plotë. Këtu vriten njerëzit në rrugë. Në krye të detyrës, në klube, nga bandat e lidhura me qeverisë sepse kurrë po të mos ishin të lidhur me qeverinë nuk do të guxonin të shkrehnin breshëri nga jashtë në një kafene që ishte plot njerëz. Nuk do të guxonin kurrë të shkrehnin breshëri ndaj një televizioni me dhjetëra punonjës brenda. Të gjithë kurajon e kanë te mbështetja e qeverisë dhe licenca publike vrisni njëri-tjetrin. Regjimi i Ramës është bërë tani i pashpresë. E morët vesh ca u bë me McGonigal, në New York u konfiskuan pasuritë e tij. Urojmë të vijnë dhe në Shqipëri”, tha Berisha.

Artikulli paraprakU NDALUA SI ORGANIZATOR I KULTIVIMIT TË KANABISIT NË MALËSI TË MADHE, “ARREST SHTËPIE” PËR 52-VJEÇARIN
Artikulli tjetërDITA BOTËRORE E BUZËQESHJES NË LEZHË