Kryetari i PD Sali Berisha të mërkurën pritet që të paraqitet në SPAK.

Berisha është thirrur për të firmosur mbylljen zyrtare të hetimeve. Afati i mbylljes së hetimeve ishte data 2 tetor 2024. Edhe avokatët e Berishës dhe Malltezit do jenë të mërkurën në SPAK.

Së bashku me mbylljen zyrtare të hetimeve, të pandehurit do të marrin edhe të gjitha aktet përfundimtare.

Berisha është në hetim për veprën penale të korrupsionit së bashku me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, i cili akuzohet nga SPAK se ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi, dyshohet në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.

Artikulli paraprakSHKODËR, ARRESTOHET 19-VJEÇARI, PO DREJTONTE MOTOMJETIN PA LEJE DREJTIMI
Artikulli tjetërTRITOL NË BUSHAT, PRONARI: S’KAM KONFLIKTE