Kreu i PD Sali Berisha iu ka bërë thirrje të gjitha partive që i thonë vetes opozitë që të bashkohen me Partinë Demokratike në frontin e madh opozitar.

Berisha kishte një thirrje edhe për socialistët e ndershëm, duke thënë se ata duhet të votojnë ndryshimin. Ai u shpreh se programi i PD është për të gjithë shqiptarët.

Sali Berisha: Ju bëj thirrje të gjitha partive të reja, të bashkohen me ne. Edhe socialistët e ndershëm të bashkohen me ne, pasi po shfrytëzohen deri në palcë nga Rilindja. Të bashkohen me ne, sepse programi ynë është për liritë dhe të drejtat e njeriut, programi i rritjes së rrogave dhe pensioneve, program për të gjithë shqiptarët, program për modernizimin në arsim, shëndetësi etj.

Ftoj të gjithë elektoratin gri, mos harroni një gjë, se diktatura është vetëm heshtje e shumicës. Prandaj të ngrihemi. Heshtja mos të na topisë, por të shkojmë tek kutitë e votimit dhe të largojmë me votë regjimin më të keq, më antishqiptar, regjimin që kreu gjenocid të butë duke përzënë 1 milionë shqiptarë. Të luftojmë dhe të fitojmë.

Artikulli paraprakBERISHA: ASNJË RROGË NËN 500 EURO PAS 11 MAJIT
Artikulli tjetërMBYLLET PROTESTA E PD-së