
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas atentatit të ndodhur një ditë më parë në afërsi të aeroportit të Rinasit, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe u plagos rëndë Muçi Shaljani, i njohur edhe si Sheqeri.
Në një deklaratë publike, Berisha e quajti ngjarjen “një ekzekutim publik të patronuar nga shteti”, duke akuzuar autoritetet se kanë lejuar që atentati të ndodhte në një nga zonat më të mbrojtura të vendit.
Sipas kreut të opozitës, autorët e ngjarjes janë larguar të qetë nga vendi i krimit dhe kanë përshkuar rrugën Rinas–Fushë Krujë–Krujë pa asnjë ndërhyrje nga policia.
Berisha tregon datën e protestës: Ditën e hënë, do të nisë ‘Parlamenti’ para Kryeministrisë






