Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për tryezën e thirrur nga opozita, duke theksuar se dera mbetet e hapur për të gjithë ata që e konsiderojnë veten opozitarë, me qëllim krijimin e një fronti sa më të gjerë kundër qeverisë.

“A mund t’i paragjykoj unë ato, pa u mbledhur tryeza. Po ja që mundet të ndryshojnë mendim, dhe pastaj ç’ngelet nga fjala ime.
Prandaj dera është e hapur, tryeza është e hapur dhe të gjithë ata që e ndjenjë veten opozitar, janë të mirëpritur.

Kjo ka vetëm këtë qëllim, një front sa më të gjerë për përmbysjen e kësaj qeverie.

Prandaj dhe unë nuk bëj asnjë koment, për komentet që janë bërë ditët para tryezës”, u shpreh Berisha.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakPËR TË 5-TËN HERË, ANËTARËT E PD DËSHTOJNË PËR TË MBLEDHUR KËSHILLIN E MANDATEVE PËR HEQJEN E IMUNITETIT BALLUKUT, PS NUK SHKON
Artikulli tjetërANA MALIT,VIJON E BLLOKUAR HYRJA E OBOTIT