Kreu i PD Sali Berisha, në një konferencë për mediat, vijoi sërish akuzat për manipulim zgjedhjesh. Ai iu drejtua mediave duke thënë që të zëvendësojnë fjalën “zgjedhje me “farsë zgjedhore“.

“Në ligjet ndërkombëtare, kartën e Kopenhagën për zgjedhje të lira, kushtetutën e vendit dhe Kodin zgjedhor kërkohet që në një proces zgjedhor të zhvillohet në përputhje me përcaktimet e këtyre ligjeve, parimeve në të kundërt ai nuk është një proces zgjedhor por një farsë zgjedhore. Ndaj edhe unë kërkoj mirëkuptimin e mediave, të heqin nga fjalori i tyre, zgjedhje dhe të zëvendësojnë me fjalën farsë zgjedhore. Kjo sepse në këto zgjedhje, u shkelën parimet më themelore të zgjedhjeve të drejta për të cilët Shqipëria ka firmosur dokumentin e Kopenhagen.

Shqipëria ka mishëruar parimet e këtij dokumenti në kushtetutë dhe kod zgjedhor. Ajo që ka ndodhur me 11 maj dhe të gjithë periudhën pararendëse, përmbysje e plotë e parimeve më themelore të zgjedhjeve të lira, të cilat kërkojnë që zgjedhësit të shprehin mendimin e tyre lirshëm. Është bërë tashmë e njohur se kontrolli i vullnetit të zgjedhësve ishte i shumëformësh dhe i përhapur në mbarë vendin.”

Artikulli paraprak‘SOT BËHEN 100 DITË NGA BURGIMI IM’, VELIAJ NGA QELIA: PO PENGOHEM TË USHTROJ DETYRËN TIME SI KRYETAR I ZGJEDHUR ME VOTË MASIVE 3 HERË
Artikulli tjetërFEMIJËT QË KËRKOJNË LËMOSHË NË RRUGË