Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka uruar besimtarët shqiptarë për festën e Fitër Bajramit.

Një një postim në Facebook ku ka bashkangjitur një foto me bashkëshorten e tij, Lirie Berisa, ai shkruan: “Pas 30 ditë agjërim, sakrificash dhe lutjesh besimtarët myslimanë festojnë me zemër të lehtësuar shpresën e pranimit të adhurimit dhe veprave të tyre nga Krijuesi.”

Postimi i plotë i Berishës:

Gëzuar Fitër Bajramin

Të dashur miq, pas 30 ditë agjërim, sakrificash dhe lutjesh besimtarët muslimanë festojnë me zemër të lehtësuar shpresën e pranimit të adhurimit dhe veprave të tyre nga Krijuesi.

Duke uruar ata dhe gjithë shqiptarët Gëzuar Fitër Bajramin, le t’i lutemi Zotit për kthimin e adhurimit të besimtarëve në mbarësi për ta, familjet e tyre dhe vendin

Artikulli paraprakNAFTA ARRITI DERI NË 217 LEKË/LITRI, QEVERIA PRITET TË RIKTHEJË BORDIN E TRANSPARENCËS, AKCIZA DO TË ULET ME 20%
Artikulli tjetërFESTA E FITËR BAJRAMIT, MINISTRIA E JASHTME: SHQIPËRIA I KA MËSUAR BOTËS SE NJERËZIT E FEVE TË NDRYSHME MUND TË ULEN BASHKË