Pasi Serbia shpalli tre ditë zie për terroristët e vrarë gjatë aksionit policor në veri të Kosovës, vjen reagimi nga ish-kryeministri Sali Berisha. Ky i fundit u shprehur se Presidenti Vuçiç po “pranon haptas para gjithë botës se ai personalisht qëndron prapa grupit terrorist serb të manastirit të Banjskës”.

Reagimi i Berishës

Vuçiç shpall ditë zie për terroristët serb!
Ai pranon haptas para gjithë botës se ai personalisht qëndron prapa grupit terrorist serb të manastirit të Banjskës.

Ky akt i ri luftënxitës i Sllobodanit të ri përbën një vendim i cili provon se zgjidhja e vetme për paqen dhe stabilitetin në Ballkan është dorëzimi sa më parë i këtij krimineli në Hagë, për genocidin dhe krimet e tij monstruoze, që ka kryer kundër boshnjakëve dhe shqiptarëve pak vite më parë! sb

Artikulli paraprakSHPËRDORIM DETYRE, KORRUPSION DHE NDËRHYRJE NË TË DHËNAT KOMPJUTERIKE, AMP ARRESTON POLICEN
Artikulli tjetërPLAN MASASH PËR TË LEHTËSUAR TRAFIKUN, FLET BALLA