Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka dhënë detaje në lidhje me vizitën e zhvilluar dje në Strasburg në Këshillin e Europës.

Në një konferencë për shtyp, Berisha ka zbuluar takimet që ka zhvilluar me zyrtarë të lartë atje, ndërsa ka shtuar se ishte zëri i shqiptarëve, një gjë që kishte munguar prej kohësh.

“U ktheva sot në mëngjes nga Strasburgu, i ftuar nga grupi i Partisë Popullore në PPE për të shkëmbyer mendime mbi gjendjen në Shqipëri. Ne këtë vizitë u prita në një takim të veçantë nga presidenti i Asamblesë Parlamentare të KiE, u takova me delegacione parlamentar në këtë asamble të Italisë Suedisë dhe Greqisë. Zhvillova një takim të veçantë në Komitetin e anti-torturës në këtë institucion. Takova zyrtarë e miq të shumtë. Në karrierën time politike ky institucion është institucioni i parë që kam vizituar si president.

Isha pas kaq vitesh aty si në shtëpinë time. Ishte një kënaqësi e madhe që unë dje isha zëri i të gjithë shqiptarëve në atë institucion, zë që ka munguar për kaq vite. Thashë të vërtetat pak të njohura për narko-regjimin”, tha ai.

Artikulli paraprakNJË TJETËR STREHËZ PËR QENTË ENDACAK
Artikulli tjetërTARIFAT E TRUMP, KRIZË TEK BIMËT MEDICINALE