Kryetari I partisë Sali Berisha në bashkëbisedim të përjavshëm me gazetarët ka bërë publik emrin e pronarit të skafit që goditi 7-vjeçaren në Himarë.

“Pronar I skafit ishte Adhurim Kushi një nga djemtë e Taulant Ballës”, shprehet Berisha.

Sali Berisha: Falenderoj qytetarët që morën pjesë në protest për një çështje thellësisht tronditëse. Të dhënat rreth këtij problem, gjithçka flasin për krim të mirëfillt shtetëror. Skafi ishte me të gjitha ligjet I ndaluar të përdorej aty ku u ndodh. Skafisti ishte I paliçensuar për përdorimin e skafit.

Pronar I skafit ishte Adhurim Kushi një nga djemtë e Taulant Ballës. Pra e kuptoni vëtë origjinën e skafit. Ardian Tase u rikthye në detyrë nga dy ministra, nga Bledi Veltari dhe Ministrja Kumbaro. Ardian Tase nuk plotësonte asnëj kusht për kthimin e tij në detyrë, përveç lidhjeve me ministren.