Seanca e parlamentit është pezulluar përkohësisht pasi Berisha ka zaptuar foltoren dhe ka dalë LIVE në Facebook.

Ndërkohë, kreu i Grupit Parlamentar, Taulant Balla ka kërkuar që të merret masë disiplinore.

“Konferenca e kryetarëve e vendos kohën e debatit, Aty është përcaktuar 6 orë debat. Tani ju kërkoj që të procedojmë me pikën e parë me rendin e ditës për interpelancë. Këtyre që ju ka ngelur mendja te foltorja, tani zonja kryetare merrni masa për deputetët që marrin peng foltoren, merrni masë disiplinore.”- tha Balla.

Nikolla: Berisha, vërejtje për ju për zënien e foltores. Silluni si qytetarë të përgjegjshëm në Kuvendin e Shqipërisë. Po bëj detyrën si kryetare e Kuvendit. Ndërpritet seanca për 5 minuta.

Artikulli paraprakSHKODËR, VJEDHJE ME ARMË DHE DHUNË, ARRESTOHET 39-VJEÇARI
Artikulli tjetërBERISHA AKUZA TË FORTA BALLËS NË SEANCË: JE AKUZUAR PËR VRASJE! SHPIRTI I AVOKATIT RAVIK GURRA KËRKON DREJTËSI