Ditën e sotme Serbia fillon vaksinimin masiv kundër koronavirusit, ka qenë kjo deklarata qe ka dhene kryeministrja serbe, Ana Bërnabiç. Gjatë vizitës së saj në qytetin Ub, kryeministrja tha se në këtë fazë do të vaksinohen stafi arsimor, ushtria, policia dhe gazetarët.

“Ne tashmë kemi filluar të ftojmë njerëzit që kanë shprehur interes të vaksinohen. Ju lutemi aplikoni sa më shumë dhe më shpejt në mënyrë që ta kryejmë këtë proces në mënyrë efikase dhe t’i kthehemi jetës normale”, tha Bërnabiç.

Serbia ka aktivizuar një portal online ku qytetarët mund të regjistrohen dhe të zgjedhin se me cilën vaksinë dëshirojnë të imunizohen.

Serbia deri më tani është i vetmi vend ballkanik i që ka filluar vaksinimin me dy vaksina atë të Pfizer/BioNtech dhe atë ruse Sputnik V, ndërkohë që pritet edhe miratimi i vaksinës ruse të Sinovac Biotech, për të cilën vendi mori 1 milion doza dhuratë nga Kina.

Mbi 20,000 qytetarë serbë deri më tani janë vaksinuar kundër koronavirusit, fillimisht janë vaksinuar të moshuarit që jetojnë në azile të pleqve dhe punëtorët shëndetësorë.