Në tryezën e rrummbullakët për reformën në drejtësi që u zhvillua në Shkodër, eskepertja e EURALIUS Agnes Bernhard tha se në këtë fazë në të cilën ndodhet po adresohen mangësitë dhe boshllëqet që ka kjo reformë.

(Në këtë fazë në të cilën ndodhemi për reformën në drejtësi në Shqipëri po adresojmë mangësitë dhe boshllëqet që ka. Faza e tretë e reformës them se do jetë në mesin e vitit 2016 dhe nga aty do të pasohet me zbatimin e saj që është një pjesë shumë e rëndësishme. Propozimet për ndryshimet kushtetuese ngrihen në 7 shtylla. Versioni aktual është në konsultim dhe ato që i janë dërguar Komisionit të Venecias nuk janë përfundimtare. Në fillim të shtatorit të ardhshëm besoj se do kemi draftin me ndryshimet kushtetuese të cilat nuk janë shpikur por janë të bazuara në burime dhe gjetjet që janë bërë në bazë të 7 shtyllave. Do punohet edhe për akte nën-kushtetuese). Gent Ibrahimi, eskepert i nivelit të lartë deklaroi se me reformën që do bëhet ministrit të drejtësisë do i hiqen shumë kompetenca. Kompetencat e ministrit të drejtësisë do t’i kalojnë Këshillit të Lartë Gjyqësor ashtu siç inspektimi për gjykatat dhe gjyqtarët i hiqet Këshillit të Lartë të Drejtësisë për t’i kaluar një organi të ri që do të krijohet. Këshilli i Lartë Gjyqësor përveçse fuqizohet ndjeshëm do të jetë ajo që quhet qeveria e sistemit gjyqësor që në Shqipëri ka munguar sepse ka qenë e shpërndarë.