Një i dyshuar ka bërtitur qëllimisht “Allahu Akbar” gjatë filmit të “Joker-it”, duke përhapur panik mes njerëzve.Në këtë mënyrë ai e pati më të lehtë t’u grabiste telefonët dhe çantat.

Le Parisien thotë se ngjarje ndodhi brenda kinemasë “Grand Rex” në Paris, kur e gjithë salla hyri në panik pasi dëgjoi të bërtitura “Allahu Akbar”. Të gjithë dolën me nxitim duke u përplasur nëpër dyer.

Më pas u zbulua se gjithçka ishte shkaktuar nga një 34-vjeçar, i cili kishte hyrë në sallë duke folur me zë të lartë. Pasi i kishin thënë të pushonte, ai kishte bërtitur “Allahu Akbar” dhe çdo gjë u kthye në kaos.

Rojat u përpoqën ta kapin personin që bërtiste dhe zbuluan se mund të jetë bërë fjalë për një tentativë grabitjeje.

Artikulli paraprakTURQIA ARRESTON 100 PJESËTARË TË SHTETIT ISLAMIK
Artikulli tjetërARRESTOHET POLICI ,SHISTE SENDE TË VJEDHURA NGA I VËLLAI NE GJERMANI