
Besara Gjurgjej emërohet drejtoreshë e re e NJVKSH Shkodër.
Besara Gjurgjej është drejtoresha e re e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor (NJVKSH) Shkodër.
Gjurgjej, e cila ka një karrierë prej 22 vitesh si mjeke stomatologe, merr drejtimin e institucionit pas dorëheqjes së Jetmir Lumajt, i cili u largua nga detyra pak ditë më parë.






