
Besëlidhja afron tifozët: Stadiumi pa pagesë për sezonin e ri
Pas konsultimeve me Bordin e ri Drejtues të Klubit të Futbollit Besëlidhja, me Presidentin z. Pjerin Fushaj dhe Kryetarin e Bashkisë Lezhë, z. Pjerin Ndreu, është marrë vendimi që hyrja në stadiumin “Besëlidhja” do të jetë falas për të gjithë tifozët gjatë sezonit futbollistik 2025 – 2026.
Ky vendim synon të afrojë edhe më shumë komunitetin me ekipin e zemrës, duke i dhënë mundësi çdo përkrahësi të jetë pranë skuadrës sonë në çdo ndeshje.
⚽ Ju presim në stadium për të mbështetur së bashku Besëlidhjen!






