Ekipi lezhjan i Besëlidhjes vijon fazën përgatitore në prag të rifillimit të kampionatit. Nën drejtimin e trajnerit Elvis Plori, skuadra po zhvillon stërvitje intensive dy herë në ditë, me fokus përgatitjen fizike dhe konsolidimin e grupit.
Prurjet e reja në ekip po shihen si mjaft premtuese për vazhdimësinë e fazës së dytë të kampionatit, çka u dëshmua edhe në dy ndeshjet miqësore të zhvilluara ndaj ekipeve me përvojë. Trajneri i Besëlidhjes, Elvis Plori, shprehet i kënaqur me ecurinë e skuadrës, duke theksuar se çdo ndeshje e kampionatit do të vlerësohet maksimalisht për arritjen e objektivit të vendosur.
Gjaë kësaj faze përgatitore, Besëlidhja ka realizuar përforcime edhe në repartin e portës. Trajneri i portierëve, Ervin Hoxha, thekson se afrimet e reja kanë rritur konkurrencën dhe cilësinë në këtë repart.
Faza e dytë e kampionatit do të nisë më 31 Janar, ndërsa ndeshjen e parë Besëlidhja do ta zhvillojë në Lezhë, përballë ekipit të Basanias.

Artikulli paraprakMILIONA EURO NGA MIRDITA, POR MUNGOJNË INVESTIMET
Artikulli tjetërZELENSKY: NËSE ARRIJMË MARRËVESHJE PËR GARANCITË E SIGURISË, MUND TA NËNSHKRUAJMË JAVËN E ARDHSHME