
Rreth 80 krijues nga të gjitha trevat shqipfolese mes të cileve dhe piktorja njohur Jona Diviti, u bënë bashkë në një ekspozitë pikture dhe fotografie në Lezhë.Qyteti i vjeter u prezantua përmes 36 fotove të rralla të siguruara nga arkivat e ndryshme, ndërsa Besëlidhja e Lezhës dhe figura e Gjergj Kastriotit u soll në vemendje përmes pikturave.Kjo ekspozitë u hap në kuader të 579-vjetorit të Besëlidhjes së Princave Shqiptar, duke sjellë në vemendje historinë e Lezhës ndër vite.
Ekspozita e piktures kishte karakter konkurues, ku juria me kryetar piktorin Leonard Lesaj vleresoi me çmime krijuesit më të mire të moshes 5 deri në 18-vjeç nga të gjitha trevat shqiptare.


