
Besëlidhja e Lezhës e 2 marsit të vitit 1444 është prezantuar përmes një pikture murale në hyrje të qytetit. Kjo vepër është realizuar nga artisti Bledar Çakalli, i cili ka punuar për disa ditë, duke sjellë me mjaft mjeshtëri këtë ngjarje të rëndësishme për kombin shqiptar.
Nevoja për një besëlidhje të dytë për shqiptarët, si ajo e 2 marsit të vitit 1444, e nxiti atë të realizojë këtë murale, për të cilën gjeti edhe mbështetjen e qytetarëve të Lezhës, thotë artisti Bledar Çakalli.
Kjo pikturë murale, rreth 5 metra e gjatë dhe 2 metra e gjerë, e cila vjen në kuadër të 582-vjetorit të Besëlidhjes së 2 marsit të vitit 1444, është realizuar në anë të rrugës kombëtare Milot–Lezhë, në hyrje të qytetit, duke tërhequr vëmendjen e shumë kalimtarëve.






