
Imazhet e 2 marsit të vitit 1444 janë sjellë përmes një murale, të realizuar në hollin e shkolles 9-vjeçare “Besëlidhja” në Lezhë.Kjo veper u prezantua përmes një aktiviteti muziko-letrar, duke çelur siparin e veprimtarive të shumta që do të organizohen për dy ditë me radhe, në kuader të 581-vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës.
Nxënësit e shkollës “Besëlidhja” u bënë pjesë e këngëve, valleve e recitime me motive patriotike, duke sjellë në vemendje figuren e Gjergj Kastriotit.
Drejtoresha e shkollës Besëlidhja Anisa Lishi dhe Drejtori Rajonal i Arsimit Hasan Muça e konsideruan 2-marsin e vitit 1444 një nga ngjarjet më të rëndësishme për kombin shqiptar.
Koncerti në shkollen “Besëlidhja” zgjati rreth 60 minuta, ku interpretimet e nxënësve tërhoqen vëmendjen e të pranishmeve të cilët i ndjeken me mjaft vemendje.