
Lezha është kthyer në epiqender të kultures, tradites dhe historisë këtë fundjave.Artizan dhe artista nga të gjitha trevat shqipfolesë janë bërë bashkë, në kuader të veprimtarive që po organizohen për 581-vjetorin e Besëlidhjes së Lezhës. Përmes tendave të ngritura në sheshin “Gjergj Kastrioti”, artizanet e ardhur nga qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe jashtë saj po prezantojnë punimet e tyre, ndërsa nxënësit e shkollave të qytetit dhe fshatrave janë bërë pjesë e një koncerti muziko-letrar me karakter konkurues mes tyre.
Nënkryetarja e Bashkisë Lezhë, Eueda Molla, u shpreh se Besëlidhja e Lezhës është një ngjarje emblematike jo vetëm për qytetin, por për mbarë kombin shqiptar, ndërsa kulmi i festimeve do të jetë të dielen e 2-marsit.
Një pjesë e rëndësishme e festimeve është edhe prezantimi i trashëgimisë kulturore përmes krijimtarisë së artizanëve. Ata sollën punimet e tyre tradicionale, duke nënvizuar rëndësinë e ruajtjes dhe promovimit të vlerave historike e kulturore të shqiptarëve.
Për dy ditë me radhë, Lezha do të jetojë në atmosferën e festimeve, ku çdo aktivitet do t’i kushtohet Besëlidhjes së 2 marsit 1444 dhe figurës së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.