Ekipi lezhjan i Besëlidhjes në futboll e ka mbyllur ciklin e ndeshjeve miqësore të fazës përgatitore me fitore. Në përballjen e pestë të zhvilluar në Lezhë, Besëlidhja triumfoi me rezultatin 2–1 ndaj ekipit të Drenicës së Kosovës, skuadër që militon në kategorinë superiore.Golat për vendasit u shënuan që në pjesën e parë nga Marku dhe Qurbanov, ndersa kjo ndeshje shërbeu si një test i rëndësishëm për trajnerin Elvis Plori, për të parë gjendjen e skuadrës dhe të lojtarëve përpara nisjes së fazës së parë të kampionatit.
Një nga prurjet e reja të ekipit, Antonio Marku, i cili realizoi edhe një gol në këtë ndeshje, shprehet se përgjegjësia është e madhe për të përmbushur objektivat e vendosura nga klubi.
Gjatë fazës përgatitore, Besëlidhja ka zhvilluar pesë ndeshje miqësore me ekipe me mjaft eksperiencë, duke arritur dy fitore dhe tre barazime. Ndërkohë, ndeshjen e parë të fazës së dytë të kampionatit ekipi lezhjan do ta zhvillojë të shtunën e 31 janarit, në Lezhë, përballë ekipit të Basanias.

Artikulli paraprakZJARRET ZHVESHIN KODRËN MBI QYTETIN E LAÇIT
Artikulli tjetërZV. KRYEMINISTRJA BALLUKU BËN REKURS NË GJYKATËN E LARTË PËR MASËN “NDALIM I DALJES JASHTË VENDIT”