Besëlidhja e ka mbyllur me fitore fazën e ndeshjeve miqësore përpara nisjes së sezonit të ri. Në stadiumin “Besëlidhja” lezhjanët triumfuan me rezultatin 1-0 ndaj Tërbunit, në sfidën e fundit testuese për të besuarit e teknikut Elvis Plori.Përballja ishte e luftuar mes të dy ekipet që kërkuan të shfrytëzonin minutat e fundit të përgatitjeve përpara ndeshjeve zyrtare. Besëlidhja arriti të tregohej më konkrete dhe gjeti golin e avantazhit në minutën e 30-të.

Ishte Festim Alidema ai që zhbllokoi rezultatin duke i dhënë Besëlidhjes epërsinë që do të rezultonte edhe vendimtare. Tërbuni provoi të reagojë dhe të kërkojë golin e barazimit, por mbrojtja lezhjane arriti ta ruajë avantazhin.Në pjesën e dytë loja vijoi të ishte konkurruese ndërsa të dy trajnerët shfrytëzuan mundësinë për të testuar futbollistët dhe alternativat në dispozicion,megjithatë rrjetat nuk u prekën më dhe Besëlidhja e mbylli takimin me fitoren 1-0.Kjo ishte miqësorja e fundit për Besëlidhjen, e cila tashmë e ka mbyllur fazën përgatitore dhe do të përqendrohet te përgatitjet për startin e sezonit zyrtar.

Një test pozitiv për skuadrën lezhjane që merr edhe një rezultat të mirë moral përpara sfidave që do të kenë vlerë për kampionatin.

https://youtu.be/aUVP6QpuCAA

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakARBITRAT I MOHOJNË FITOREN VLLAZNISË NË ELBASAN
Artikulli tjetërKTHJELLIME DHE KUSHTE ATMOSFERIKE TË QËNDRUESHME, PARASHIKIMI I MOTIT PËR DITËN E SOTME