
Besëlidhja e nisi mire fazën e dytë të kampionatit, duke arritur një fitore të pastër 3-0 ndaj Basanias në ndeshjen e luajtur në stadiumin e qytetit te Lezhës.Skuadra vendase e mori kontrollin e lojës që në minutat e para, duke dominuar si në posedim ashtu edhe në ndërtimin e aksioneve sulmuese. Epërsia u konkretizua në minutën e 16-të, kur Jasmin Rraboshta u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke zhbllokuar rezultatin dhe duke i dhënë qetësi lojës së Besëlidhjes.Pas golit të parë, vendasit vijuan të ushtrojnë presion të vazhdueshëm, ndërsa Basania u përpoq të reagonte, por pa arritur të krijojë raste të pastra shënimi. Dominimi i Besëlidhjes u shpërblye sërish në minutën e 38-të, kur Gurbanov Bayramali realizoi golin e dytë, duke dyfishuar avantazhin dhe mbyllur pjesën e parë me rezultatin 2-0. Në fraksionin e dytë të lojës, Besëlidhja administroi me maturi rezultatin, duke ruajtur ekuilibrin mes mbrojtjes dhe sulmit. Edhe pse Basania tentoi të rikthehej në lojë, prapavija e vendasve rezultoi solide dhe e pakalueshme. Goditja përfundimtare erdhi në minutën e 88-të, kur Ruben Danaj shënoi golin e tretë, duke vulosur fitoren e Besëlidhjes.
Me ketë tre pikesh Besëlidhja u shkëput nga rivalët direktë për vendin e parë, Sopoti dhe Shiroka, duke hedhur një hap të rëndësishëm per ecurine fazës së dytë të kampionatit.
https://youtu.be/7FtdviRKxF8






