Besëlidhja e ka nisur me fitore sezonin e ri. Lezhjanët, të cilët janë një nga pretendentët kryesorë të grupit A në Kategorinë e Dytë, fituan në transfertë me Basanian, falë golave të Akansasë dhe Arsid Krujës. Kjo fitore ka përforcuar besimin për skuadrën e drejtuar nga trajneri Elvis Plori, i cili tha se Besëlidhja ka ambicie të mëdha për këtë sezon.

Nga ana tjetër, trajneri i Basanias, Dervish Haxhiosmanoviç tha se ndihet i keqardhur nga starti me humbje i kampionatit.

Një fillim i mbarë për lezhjanët ky, që i jep mundësi për të besuar më shumë në mundësinë e arritjes së objektivave për ngjitjen në Kategorinë e Parë.

Artikulli paraprakEKSPOZITË PIKTURE NË BIBLIOTEKËN “MARIN BARLETI”
Artikulli tjetërNJIHUNI ME “SURPRIZAT” E MOTIT GJATË KËSAJ TË HËNE