Skuadra e Besëlidhjes ka marrë një fitore të rëndësishme në shtëpinë e saj, duke mposhtur Erzenin me rezultatin 2-0 dhe duke mbajtur vendin e parë në klasifikim. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 31-të nga Xhuljo Mehmeti, i cili finalizoi saktë një aksion të ndërtuar mirë, ndërsa Gurbanov dyfishoi shifrat në minutën e 44-t, duke i dhënë epërsinë vendasve para pushimit. Në pjesën e dytë, kryesuesit e Besëlidhjes u treguan të kujdesshëm në administrimin e lojës dhe menaxhuan siç duhet rezultatin, kjo falë edhe zëvendësimeve të trajnerit Elvis Plori për të ruajtur freskinë fizike të futbollistëve. Në pjesën e dytë, miqtë tentuan të reagojnë, por pa arritur të krijojnë raste rreziku. Me këtë trepikësh, lezhjanët konfirmojnë vazhdimësinë e rezultateve pozitive dhe ruajnë kreun, duke rritur në çdo ndeshje e më shumë besimin në rrugëtimin drejt objektivit madhor të sezonit, që është ngjitja në Kategorinë e Parë.

Artikulli paraprakVLLAZNIA-ELBASANI, FLASIN KAPITENI BALAJ DHE GURISHTA
Artikulli tjetërRESHJE TË HERËPASHERSHME SHIU, SI PARASHIKOHET MOTI PËR KËTË TË DIEL