
Teksa vijon fazën përgatitore për rinisjen e kampionatit, ekipi lezhjan i Besëlidhjes në futboll zhvilloi ndeshjen e tretë miqësore ndaj ekipit të Besës së Pejës, të cilën e mbylli me fitore me rezultatin 2–1. Ky takim, i cili u zhvillua në Lezhë, shërbeu si një test i rëndësishëm për trajnerin Elvis Plori, i cili pati mundësinë të shohë nga afër gjendjen dhe formën e lojtarëve.Protagonistë të golave ishin Raboshta dhe Danaj, ndërsa të dy ekipet treguan performancë të mirë në fushë. Trajneri i Besëlidhjes, Elvis Plori, dhe ai i Besës së Pejës, Astrit Imami, u shprehën se ndeshje të tilla janë mjaft të dobishme për të parë ecurinë e ekipeve.
Muaji janar ka rezultuar mjaft pozitiv për Besëlidhjen, pasi në tri ndeshje miqësore të zhvilluara gjatë kësaj periudhe, dy prej të cilave në transfertë, skuadra ka regjistruar një fitore dhe një barazim, duke treguar formë të mirë sportive dhe stabilitet në lojë.






