
Besëlidhja ka fituar me rezultatin 2-1 miqësoren ndaj Arameisk Syrianska, në një përballje të zhvilluar gjatë pushimit të kampionatit. Skuadra lezhjane shfrytëzoi këtë test për të mbajtur ritmin dhe për të provuar elementë të ndryshëm ndaj ekipit suedez. Golat për skuadrën lezhjane u realizuan nga Rraboshta me penallti në minutën e 85-të dhe Akansase në të 91-tën. Autori i golit të parë të Besëlidhjes, sulmuesi Jasmin Rraboshta tha se ky test shërbeu për të mbajtur ritmin, teksa shtoi se kjo ndeshje miqësore tregon se ekipi lezhjan është në rrugën e duhur.
Besëlidhja synon të vijojë me rezultatet pozitive edhe në ndeshjen e rradhës zyrtare në kampionat ndaj Adriatikut, e cila do të luhet më 4-prill.






