Ekipi lezhjan i Beswlidhjes ne futboll është shpallur kampion i dimrit në Kategorinë e Dytë, Grupi A, duke konfirmuar një sezon të jashtëzakonshëm dhe te suksesshem.Në ndeshjen e fundit të fazës së parë, të zhvilluar në shtepu, skuadra lezhjane mposhti Naftëtarin me rezultatin 2-0, në një paraqitje bindëse përpara tifozërisë vendase.Protagonist absolut i takimit ishte sulmuesi Rraboshta, i cili realizoi të dy golat e fitores, njerin ne pjesen e pare dhe tjetrin ne te dyten.Ne perfundimin e takimit trajneri i Beselidhjes Elvis Plori u shpreh i kenaqur me ekipin dhe organizimin e presidences ne kete faze te pare te kampionatit, ndresa periudha e pushimeve do te sherbeje edhe per nje analize te thelle me qellim arritjen e objektivit ngjitjen ne kategorine e pare.

Kjo fitore e kurorëzon Besëlidhjen në krye të renditjes pas përfundimit të fazës së parë dhe i jep skuadrës një shtysë të fortë për fazën e dytë të kampionatit, me objektivin e qartë: ngjitjen në një kategori më të lartë.

https://youtu.be/DJ0-fjshT4g

Artikulli paraprakZBARDHET VRASJA E PAVLIN PREKES NË GUCI TË RE
Artikulli tjetërMIRDITË, ARRESTOHET 35-VJEÇARJA ME ARMË