Pas humbjes 2-0 në transfertë ndaj Kukësit, Besëlidhja kërkon të reagojë menjëherë dhe të rikthehet te fitorja. Skuadra lezhjane do të luajë këtë të shtunë në stadiumin “Besëlidhja”, ku përballë do të ketë Korabin, në një sfidë që pritet të jetë e rëndësishme për vazhdimësinë e kampionatit. Ekipi i drejtuar nga Elvis Plori synon të lërë pas rezultatin e javës së kaluar dhe të bëjë një paraqitje pozitive përpara tifozëve të vet.

Objektivi është i qartë për lezhjanët, të cilët kërkojnë tri pikët për të nisur një seri të re rezultatesh pozitive. Në krahun tjetër, Korabi e ka nisur kampionatin me fitore, duke mposhtur 1-0 Orikumin, dhe do të kërkojë një tjetër rezultat pozitiv në transfertë. Për Besëlidhjen nuk pritet një përballje e lehtë, por skuadra lezhjane beson te cilësia dhe potenciali i grupit për të marrë maksimumin nga kjo sfidë. Një rol të rëndësishëm në projektin e klubit ka edhe presidenca e Besëlidhjes, me në krye presidentin Pjerin Fushajn. Investimet në merkato, forcimi i skuadrës dhe përmirësimi i kushteve synojnë që Besëlidhja të rikthehet në një ekip konkurrues në Kategorinë e Parë të futbollit shqiptar. Tashmë gjithçka pritet të vendoset në fushën e lojës, aty ku Besëlidhja kërkon të konkretizojë punën e bërë gjatë kësaj periudhe. Mbështetja e tifozëve dhe tri pikët ndaj Korabit janë objektivi i skuadrës lezhjane, ndërsa sipas informacioneve, kjo sfidë pritet të transmetohet edhe në RTSH.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakVRAU BASHKËMOSHATARIN NË DERËN E SHTËPISË, GJYKATA E SHKODRËS LË NË BURG AUTORIN
Artikulli tjetërVAU DEJËS, 180 FËMIJË PËRFITOJNË MJETE SHKOLLORE FALAS