Ekipi lezhjan i Besëlidhjes ndali Sopotin nje prej rivaleve per ngjitjen ne kategorine e pare, në ndeshjen e luajtur pasditen e së shtunës në stadiumin e qytetit të Lezhës, ndaj Sopotit të Librazhdit. Takimi, që përfundoi me rezultatin 1-1, u karakterizua nga dominimi i vendasve në të dyja fraksionet e lojës, por pa konkretizuar me fitore.Besëlidhja e nisi vrullshëm sfidën dhe kaloi në avantazh që në minutën e 5-të me anë të sulmuesit Akansase, i cili çoi topin në rrjetën e kundërshtarit.Edhe pas golit, vendasit vazhduan të ushtrojnë presion dhe të kontrollojnë lojën, por pa arritur të dyfishojnë shifrat. Në minutën e 42-të, pas një kundërsulmi, miqtë nga Librazhdi barazuan rezultatin me golin e Abdoulaje dhe pjesa e parë u mbyll me shifrat 1-1.Në feraksionin e dytë, Besëlidhja vazhdoi të diktojë ritmin, duke u afruar disa herë pranë portës së Sopotit, por fati dhe mungesa e saktësisë i mohuan golin e dytë dhe i gjithe takimi u mbyll ne barazim.

Ndeshja Beselidhja-Sopoti u ndoq nga afër edhe nga kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, i cili ishte i pranishëm në tribunë së bashku me presidentin e klubit, Pjerin Fushaj.Edhe pse një ekip i rindërtuar së fundmi, Besëlidhja ka treguar potencial dhe karakter, ndërsa drejtuesit dhe stafi teknik i kanë të qarta objektivat për këtë sezon: ngjitja në Kategorinë e Parë.

Artikulli paraprak“UNIONI I GUIDAVE DHE SKAUTËVE” NË SHKODËR
Artikulli tjetërVLLAZNIA FITON NDAJ ELBASANIT