Ekipi i Besëlidhjes në Futboll, po e mbyll mire fazen e parë të kampionatit 2023-2024.Lezhjanet kanë arritur 9 fitore dhe vetem një humbje me ekipin e Tropojës, duke grumbulluar plot 27 pikë.Rezultatet pozitive të Besëlidhjen lidhen me punen e mire e bërë nga i gjithë stafi, thotë trajneri Dritan Smajli sipas të cilit ky ekip meriton të jetë në kategorinë e parë dhe në një të ardhme të afert dhe në superligë.

Rezultatet pozitive të Besëlidhjes kanë shtuar prezencen e tifozerisë në stadium, ndërsa ndeshja e fundit e fazes së parë të kampionatit do të luhet të shtunen përballë ekipit të Shënkollit, ku sigurisht stafi drejtues kërkon mbështetje maksimale të tifozerisë.

https://youtu.be/5aa3cmIIxUw

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakNË RADHË PËR SHPËRBLIMIN E FUNDVITIT
Artikulli tjetërREFUGJATËT, PETICION KUNDËR MARRËVESHJES