Besëlidhja do të luajë këtë të shtunë në Librazhd me Sopotin, në një ndeshje vendimtare për fatin e kreut të renditjes në Kategorinë e Dytë. Objektivi është i qartë: fitorja dhe ruajtja e vendit të parë. Skuadra e drejtuar nga trajneri Elvis Plori e di mirë se e pret një transfertë e vështirë dhe një kundërshtar që në fushën e vet kërkon gjithmonë maksimumin. Megjithatë, Besëlidhja udhëton drejt Librazhdit me besim dhe motivim të lartë, e mbështetur edhe nga premio e akorduar nga presidenti Pjerin Fushaj. Në prag të kësaj sfide, trajneri Elvis Plori shfaqet i qetë dhe besimplotë, duke vlerësuar punën e skuadrës dhe përgatitjen për këtë takim të rëndësishëm. Sipas tij, ekipi është i fokusuar dhe i ndërgjegjshëm për rëndësinë që ka kjo ndeshje në vazhdimësinë e sezonit.
Takimi i së shtunës në Librazhd konsiderohet si më i rëndësishmi i javës në Kategorinë e Dytë, ku Besëlidhja kryesuese synon të mbrojë pozitat e saj. Në këtë transfertë delikate, lezhjanët nuk do të jenë vetëm, pasi tifozët kanë nisur organizimin për të qenë pranë ekipit. Klubi ka vënë në dispozicion autobusë falas, duke garantuar një mbështetje të konsiderueshme nga tribunat për skuadrën e Plorit.

Artikulli paraprakSTUDIM PËR GJENDJEN EKOLOGJIKE TË LIQENIT DHE LUMI BUNA
Artikulli tjetërVLLAZNIA VIJON MARSHIMIN, 3 PIKË TË VYERA NDAJ VORËS