Pas rikthimit në Kategorinë e Parë, Besëlidhja ka nisur zyrtarisht përgatitjet për sezonin e ri futbollistik. Ekipi lezhjan zhvilloi seancën e parë stërvitore nën drejtimin e trajnerit Elvis Plori, duke hapur kështu një kapitull të ri me objektiva të qarta dhe ambicioze, ngjitjen ne superlige.Klubi ka arritur të afrojë disa futbollistë cilësorë, ndërsa merkatoja mbetet ende e hapur për të plotësuar grupin me elementë të tjerë që do të rrisin forcën konkurruese të ekipit.Trajneri Elvis Plori u shpreh se skuadra është aktualisht e kompletuar në rreth 80 për qind, ndërsa drejtuesit po punojnë për finalizimin e afrimit të disa lojtarëve të tjerë me eksperiencë dhe cilësi, me qëllim ndërtimin e një ekipi që do të luftojë për objektivin madhor, ngjitjen në Superligë.

Plori theksoi se faza përgatitore do të shfrytëzohet maksimalisht për të krijuar harmoninë e grupit dhe për të përgatitur skuadrën në aspektin fizik e taktik. Ai bëri të ditur se Besëlidhja do të zhvillojë edhe disa ndeshje miqësore, të cilat do të shërbejnë për testimin e futbollistëve dhe konsolidimin e formacionit përpara nisjes së kampionatit.

Me një bazë të ruajtur nga sezoni i kaluar, përforcime cilësore në merkato dhe mbështetjen financiare të presidentit Pjerin Fushaj, Besëlidhja synon të jetë një nga skuadrat protagoniste të Kategorisë së Parë, me objektivin e qartë për të rikthyer futbollin lezhjan në Superligë.

https://youtu.be/GGolYt9qyOw

Artikulli paraprakMARTINI PARA MALISHEVËS: TË PËRGATITUR ME OSE PA LOJTARË
Artikulli tjetërALDO SHLLAKU SJELL KONCERTIN “MUZIKA E HOLLYWOOD”