Fundjava rezervoi një ndeshje miqësore interesante për ekipin lezhjan të Besëlidhjes, e cila shfrytezoi pushimin e kampionatit dhe u përball me skuadrën suedeze Karlbergs BK, duke triumfuar me rezultatin 3 me 1.Besëlidhja kaloi në avantazh shumë shpejt, me golin e shënuar nga Rraboshta në minutën e tretë të takimit. Më pas, në minutën e 43-të, Qurbanov dyfishoi rezultatin, duke i dhënë qetësi skuadrës para pushimit. Në pjesën e dytë ishte Sander ai që realizoi golin e tretë në minutën e 52-të, duke vulosur praktikisht fitoren e ekipit lezhjan te cilet dominuan lojen në të dy pjesët e saj. Në përfundim të ndeshjes miqësore, kapiteni i Besëlidhjes, Abaz Karakaçi, u shpreh se kjo përballje u vlerësua maksimalisht nga skuadra dhe falënderoi presidencën për mbështetjen që i ka dhënë ekipit gjatë gjithë sezonit.

Teksa kanë mbetur edhe katër ndeshje deri në fund të kampionatit, Karakaçi u shpreh i bindur se Besëlidhja do të arrijë objektivin për t’u ngjitur në Kategorinë e Parë.

Besëlidhja vijon te kryesoje kampionatin, duke mbajtur disa pikë diferencë nga Sopot i vendit të dytë dhe Shiroka e vendit të tretë.

Artikulli paraprakTRITOL MAKINËS SË AGJENTIT TË KRIMEVE NË LEZHË
Artikulli tjetërMIRDITË/ NJË SASI LËNDE PLASËSE ËSHTË KONSTATUAR PRANË MAKINERIVE TË NJË KOMPANIE INERTESH