Ekipi lezhjan i Besëlidhjes ne futboll ka arritur një fitore të thellë në transfertë ndaj Luzit te Vogel të Kavajës, duke e mbyllur sfidën me rezultatin bindës 1–6. Miqtë dominuan nga fillimi deri në fund, duke treguar superioritet të plotë në çdo repart.Për Besëlidhjen rezultati u zhbllokua herët, me Dos Santos që shënoi golin e parë në minutën e 14-të. Avantazhi u thellua në minutat 24’ dhe 45’, ku Akansase realizoi dopietë, duke çuar ndeshjen në 0–3 në përfundim të pjesës së parë.
Në fraksionin e dytë, Hilë realizoi dy gola të shpejtë në minutat 79’ dhe 82’, ndërsa vetëm një minutë më pas Raboshta shënoi golin e gjashtë për lezhjanët. Vendasit arritën të gjenin rrugën e rrjetës vetëm një herë, duke e mbyllur sfidën 1–6.

Kjo ndeshje ishte një fitore e rëndësishme dhe bindëse për Besëlidhjen, që konfirmon formën e mirë dhe ambiciet për vazhdimësinë e kampionatit, e cila me këtë rezultat konsolidon vendin e parë në renditje.

Artikulli paraprakGEGËRISHTJA NË POEZINË FEMËRORE
Artikulli tjetërPARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT, KTHJELLIME DHE ALTERNIME VRANËSIRASH