
Besëlidhja ka marrë një fitore të thellë 4-1 ndaj Veleçikut, në një ndeshje të dominuar pothuajse plotësisht nga skuadra lezhjane. Vendasit e zgjidhën takimin që në pjesën e parë, duke treguar epërsi të qartë në lojë dhe në raste. Serinë e golave e hapi Alçani në minutën e 4-t, duke i dhënë menjëherë avantazhin Besëlidhjes së Lezhës. Vetëm pak minuta më vonë, në të 13-ën, Akansase dyfishoi shifrat.
Dominimi i vendasve vijoi dhe në minutën e 23-të me Hilën që realizoi për 3-0 dhe me këtë rezultar do të mbyllej edhe pjesa e parë.Në pjesën e dytë ritmi i lojës mbeti i lartë dhe në minutën e 53-të Temja shënoi golin e katërt për vendasit. Miqtë reaguan vetëm në fund të takimit, kur Banushaj shënoi golin e nderit në minutën e 90-të, duke vulosur rezultatin përfundimtar 4-1.
Pas kësaj fitoreje, ekipi lezhjan i Beselidhjes kryeson renditjen me 42 pikë, duke lënë pas Sopotin e Librazhdit dhe Shirokën e Shkodres, ndërsa vazhdon të konfirmojë formën e mirë në kampionat per arritjen e objektivit, ngjitjen ne kategorine e pare.






