Skuadra lezhjane e Besëlidhjes ne futboll vijon të tregojë se ndodhet në një moment shumë të mirë sportiv. Në një ndeshje miqësore zhvilluar ndaj Vllaznisë U19, lezhjanët arritën një fitore bindëse me rezultatin 3–0, duke dhënë sinjale pozitive përpara rifillimit të kampionatit.Pjesa e parë nisi me ritëm të kontrolluar nga vendësit, të cilët e morën që në minutat e para drejtimin e lojës. Goli i avantazhit u shënua nga Akansase, i cili konkretizoi një aksion të shpejtë dhe finalizoi saktë përballë portierit shkodran. Edhe pas avantazhit, Besëlidhja vazhdoi të ushtrojë presion, duke mos lejuar kundërshtarin të ndërtonte lojë.
Në pjesën e dytë, trajneri Elvis Plori kryeu një sërë rrotacionesh, duke aktivizuar të gjithë lojtarët e disponueshëm. Kjo nuk e uli aspak ritmin e lezhjanëve. Kruja dyfishoi rezultatin pas një goditjeje të saktë brenda zonës, ndërsa Danaj mbylli ndeshjen me golin e tretë, duke vulosur fitoren 3–0.Miqësorja u pa si një test i rëndësishëm stafin teknik, i cili synon të mbajë skuadrën në gjendje optimale fizike dhe psikologjike.

Kjo fitore pason suksesin e arritur një javë më parë në transfertë ndaj Veleçikut, ku Besëlidhja triumfoi sërish me rezultatin 0–3. Aktualisht, Besëlidhja kryeson renditjen me 16 pikë, të cilat vijnë nga 5 fitore, 1 barazim dhe asnjë humbje.Skuadra ka shënuar 11 gola, ndërsa ka pësuar vetëm 2, duke reflektuar qartazi dominimin dhe organizimin e mirë qe eshte bere nga presidenca e re e klubit.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSHTËPIA E FËMIJËS 0–5 VJEÇ,SHËRBIM DHE PËRKUJDESJE
Artikulli tjetërHAPET GODINA E MISIONIT TË SHQIPËRISË NË BE